E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në bregdetin e Vlorës, mbijnë minimolet e paligjshme

Fenomeni i ndërtimit të minimoleve në mënyrë abuzive në bregun e Jonit është rikthyer sërish, pas aksionit të ndërmarrë nga Agjencia Rajonale e Mjedisit në Vlorë.
 

Gjatë një kontrolli rutinë nga ana e këtij institucioni janë evidentuar sërish shkelje masive nga ana subjekteve të ndryshme private, të cilat pas marrë asnjë leje mjedisore kanë ndërhyrë duke zaptuar vijën bregdetare, për ndërtimin e minimoleve.
 

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë kreu i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë, Geron Gumbardhi, i cili shprehet se nuk ishte në dijeni për këto punime. Ndërhyrjet duke hedhur inerte po kryeheshin në zonën e shëtitores në Vlorë dhe në zonën e njohur si ish-Aulona.
 

Gumbardhi ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të këtyre punimeve, si dhe ka kërkuar edhe ndihmën e Inspektoriatit Ndertimor Kombetar, policise se qarkut te Vlores, si dhe Bashkise për të mos lejuar më abuzime të tilla.
 

Ky nuk është moli i parë abuziv i ndertuar pergjate bregdetit te Vlores, ku shpesh here ndertimet pa leje lejohen nga vete njesite vendore. Ne ditet ne vijim, sipas tij do te kerkohet edhe nderhyrja e Policise se Shtetit per nderprejen e tyre punimeve që kryhen pa lejet perkatese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›