E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fshesë" e hekurt për emigrantët klandestinë në Greqi

Plot 4500 forca policie janë angazhuar në operacionin më të madh kundër emigrantëve klandestinë në Greqi, 2500 prej të cilëve janë vendosur në lumin Evro në kufirin greko-turk, duke u bërë kështu një mburojë njerëzore për të penguar fluksin e klandestinëve, që hyjnë në Greqi nëpërmjet Turqisë.
Qëllimi është kontrolli i kufirit, pengimi i emigrantëve të paligjshëm që hyjnë nga lumi Evros dhe kthimi i tyre në shtëpi. 

Siç bërë e njohur nga Policia, tashmë në Evros, rojet kufitare kanë krijuar një “mburojë njerëzore”, e cila është mbështetur nga 30 qentë në dispozicion për këtë qëllim, nga forca të aviacionit dhe mjete lundruese që do të patrullojnë lumin.

Operacioni ka lidhje edhe me paralajmërimin për një valë të mundshme emigracioni nga Siria në Greqi, të njerëzve që i largohen dhunës së regjimit të Basar Al Assad. Nga frika e fluksit masiv të emigrantëve nga Siria nëpërmjet Greqisë, Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Fritrich, i ka bërë thirrje Turqisë për të kontribuar edhe ajo që të ndalet emigracioni i paligjshëm në vendet e BE.

Ndërkaq, rreth 2000 forca policie operojnë në qendër të Athinës e më gjerë, për të zbuluar emigrantë të paligjshëm duke kontrolluar shtëpitë, apartamentet, dyqanet dhe ndërtesat e braktisura, ku mund të fshihen klandestinët, të cilët dërgohen më pas në qendrat e grumbullimit.
Operacioni ka nisur me urdhër të kryeministrit Samaras, i cili ka deklaruar se "askush më nuk duhet të mendojë se në Greqi është "parajsë"". 

“Ne nuk do të lejojmë që qëndra e kryeqytetit të përfshihet nga kaosi dhe do të eliminojë skena që ofendojnë kulturën e Athinës”, tha ministri i Rendit Publik Nikos Dendias. Sipas zëdhënësit të policisë, ky nuk është një operacion rutinë, por një masë të përhershme. 

Në lidhje me periudhën kohore prej 30 ditësh dhënë emigrantëve të paligjshëm për t’u larguar nga vendi, bëhet e ditur se ajo do të minimizohet deri në minimum. Policia Greke ka marrë udhëzime të qarta për të respektuar personalitetin, besimin fetar dhe çdo të drejtë tjetër të emigrantit të palogjshëm. Policia ka vënë në dispoozicion edhe disa numra telefoni për ata klandestinë, të cilët dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre. 

"Sot është një ditë e mirë për policinë dhe shoqërinë greke, si për zhvillimin normal të aksionit “Xenios Zeus" ashtu edhe për zbulimin e krimit të tmerrshëm që ndodhi në Paros”, tha dje ministri i rendit, referuar ngjarjes së rëndë të një jave më parë, kur një i ri pakistanez, dhunoi një 15 vjeçare duke i përplasur kokën në shkëmbinj e më pas abuzoi seksualisht me të, pasi nuk mundi t’i vidhte celuarin. Pas një jave hetimesh i riu pakistanez u arrestua dhe pranoi krimin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›