Kosovë, opozita kërkon largimin e Thaçit

Partitë e pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë debatuar sot ashpër mbi punën e qeverisë kosovare në 100 ditët e para të saj.
Kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini kërkoi që kryeministri Hashim Thaçi dhe gjithë kabineti i tij të japin dorëheqjen pasi kanë dështuar dhe po e fusin vendin në një rrugë të rrezikshme.
Një nga dështimet sipas kreut të grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini është prishja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ndërkohë ministri i Financave, Bedri Hamzaj tha se akuzat e ngritura nuk janë të vërteta dhe se marrëveshja me FMN-në, ishte kredi dhe jo donacion.