45 mije euro per nje licence miniere

Policia arreston gazetaren per mashtrim. Kishte premtuar uljen e denimit nje personi te denuar per vrasje
Nje biznesmen nga Bulqiza pagoi te arrestuaren qe te ndikonte ne Ministrine e Energjitikes per te nxjerre lejen
TIRANE- Mashtrim me 45 mije euro per nje licence te kerkimeve minerare pranga gazetares dhe bashkeshortit per perfitime te paligjshme. Akuzohen per mashtrim dhe ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj zyrtareve per uljen e mases se denimit te nje personi te denuar me 25 vite burg.Po ashtu gazetarja dhe bashkeshorti i saj akuzohen se kane marre nje shume te majme parash per te nderhyre prane autoriteteve per nje person i cili kerkonte te licencohej ne drejtim te kerkimeve minerare ne zonen e Bulqizes.
Majlinda Pashollari 49 vjece si dhe bashkeshorti i saj Agim Pashollari 56 vjec banues ne rrugen Zhan Dark u arrestuan dje nga Zyra e Hetimit te Antikorrupsionit e Drejtorise se Policise se Tiranes ndersa u kapen ne flagrance. Te dy ata iu pohonin njerezve se ishin anetare te nje shoqate ku vete gazetarja ishte e punesuar si zedhenese.
Zedhenesja e Drejtorise se Policise se Tiranes Alma Katragjini ne nje deklarate per shtyp te dhene dje ne mesdite pohoi se cifti Pashollari eshte dyshuar per ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike Pastrim i produktit te vepres penale dhe mashtrim ne bashkepunim.
Burimet e policise pohuan se oficeret e zyres se Antikorrupsionit po hetonin per implikimine personave te tjere te mundshem ne kete afere kryerjen e veprave te tjera per qellime perfitimi. Dy personat u arrestuan nga policia duke ekzekutuar vendimet e arrestit te nxjerra per ta nga Gjykata e Tiranes pas kerkesave per vendime arresti te paraqitura per ta nga prokuroret e Njesise se Task- Force te Prokurorise se Tiranes.
Mashtrimet
Rasti i pare per te cilin akuzohet cifti Pashollari eshte ai i nje gruaje nga Elbasani e cila kerkonte uljen e mases se denimit per vellain e saj i denuar me 25 vite burg per vrasje. Sipas njoftimit zyrtar te Policise te dy te arrestaurit burre e grua i kane marre motres se te denuarit Ilir Poci 300 mije leke te reja per te ndikuar tek funksionaret e drejtesise per uljen e denimit te tij. Kjo e fundit sipas burimeve te policise mesohet se ka pasur lidhje shoqerore dhe njohje me te akuzuaren.
Pashollari mesohet se i eshte prezantuar motres se te denuarit se kishte lidhje dhe njohje me njerez ne organet e drejtesise qe te mund ti ulnin denimin te vellait. Pasi ka marre parate Pashollari nuk ka mbaruar asnje nga premtimet e dhena motres se te denuarit.
Nderkaq rasti i dyte i mashtrimit dhe ushtrimit te ndikimit te paligjshem tek zyrtare qe kryejne funksione publike per te cilin akuzohet cifti Pashollari eshte marrja e nje shume prej 45 mije eurosh nje biznesmeni me banim ne qytetin e Bulqizes. Atij i eshte premtuar se do te ndikonin tek zyrtare te Ministrise Ekonomise per te dhene nje leje minerare ne qytetin e Bulqizes.
Parate sipas burimeve te policise ishin marre dhe ishin premtuar se do ti jepeshin zyrtarit qe do ti ndihmonte ata ne nxjerrjen e lejes se shfrytezimit minerar. Ndersa licenca nuk u nxor policia dhe prokuroria e Tiranes regjistruan kallezimet ndaj dy bashkeshorteve duke ngritur per ta disa akuza. Dje ne mesdite policia ekzekutoi urdher arrestet ndaj tyre ne baze te vendimit te arrestit te leshuar nga gjykata.
Nxirrnin te drejta studimi ne menyre te paligjshme
Dy bashkeshortet e arrestuar dje nga Policia e kryeqytetit sipas burimeve te policise dyshohet se ushtronin ndikimin e tyre per te nxjerre te drejta studimi per disa universitete shteterore te vendit.
Duke u paraqitur si anetare te nje shoqate ata dyshohet se kane arritur te nxjerrin disa te drejta studimi kundrejt shumave te konsiderueshme te parave. Ne njoftimin e saj policia tha se nga kontrolli i baneses se tyre jane gjetur e sekuestruar si prova 47 dokumente dhe praktika shkollore te personave te ndryshem per studime ne universitet ne emer te nje shoqate.
Po ashtu jane sekuestruar dokumentet e praktikes per aplikim per leje minerare te personave te ndryshem ne qytetin e Bulqizez. Vertetime te ndryshme te plotesuara dhe te pa plotesuara certifikata me emra personash konkrete dokumentacion bankar qe pasqyron transaksione financiare te personave te arrestuar.