E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryekomunari i Kasharit ne hetim per tjetersim pronash

Kryetaret e meparshem jane denuar per te njejten akuze. Serish Faik Fejzo nje nga ish- kryekomunaret


TIRAN- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit pas kallezimit te marre ndaj ish-kryetarit te Komunes Kasharit shtetasit Faik Fejzo i denuar me pare per falsifikim dhe tjetersim te pronave ka nisur verifikimin edhe ndaj kreut aktual te kesaj komune Besnik Fucia dhe disa punonjesve dhe ish-punonjesve te kesaj komune.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes ku sipas procedimit penal me nr.2042 te regjistruar nga prokurori Julian Zonja hetimet jane zgjeruar edhe ndaj kater personave te tjere mes tyre shtetasin Nezir e Rexhep Shima Petrit Locka e Albana Skana.


Ne prill te 2010 eshte dorezuar nje kallezim penal me nr. protokolli 617-A te firmosur nga shtetasi Myslym Shima te cilit nuk ia regjistrojne pronen me siperfaqe prej 5200 metra katror ne fshatin Mezez te Kasharit edhe pse kjo prone i kaluar ne pronesi ne prill te 1994 me ligjin 7501.


Sipas kallezimit rezulton se komuna Kashar ne prill po te atij viti 1994 ka njohur si pronar shtetasin Myslym Shima me siperfaqe te vetem prej 1710 metra katrore per te cilen kallezuesi pretendon se nuk ka firmosur ndonjehere per kete akt-pronesie qe sipas tij eshte e falsifikuar.


Ky akt sipas kallezuesit eshte leshuar dhe firmosur e vulosur nga ish-kryetari Faik Fejzo i cili po per te njejtat metoda te punes eshte denuar tashme nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane per disa vite burg.


Nga hetimet e kryera nga Task-Forca dhe kallezimi i Shimes rezulton se akt-pronesia eshte dublikate dhe e falsifikuar edhe nga inxhinieri i asaj kohe shtetasi Petrit Locka. Po kjo prone me shkresat origjinale te vitit 2006 nuk eshte regjistruar nga punonjesit e asaj kohe pasi prona eshte uzurpuar nga shtetasi Nezir Shima vellai i te cilit ka qene sekretar i Komunes Kashar pretendohet ne kallezim.


Gjithashtu sipas burimeve nga prokuroria hetimet jane shtrire edhe ndaj kreut te komunes se Kasharit shtetasit Besnik Fucia dhe shtetases Albana Skana punonjese prane kesaj komune ne sektorin e zyres per mbrojtjen e tokes. Ndaj ketyre dy te fundit eshte dorezuar edhe nje kallezim penal tashme ne zyren e Task-Forces se prokurorise se kryeqytetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›