Gjader 365 misione ndihme drejt Shkodres

Ne Bazen Ajrore te Gjadrit operohet ne dy pika per operacionin e shperndarjes se ndihmave nepermjet transportit ajror por edhe rrugor. Sipas Komandantit te Forcave Ajrore Gjeneral Brigade Dhori Spirollari ne 7 dite Forcat Ajrore Shqiptare kane kryer 250 misione jo vetem per transportim te ndihmave per zonat e mbytura por edhe evakuime.
Nderkohe nga 5 helikopteret e NATO-s ne 3 dite jane realizuar 115 misione kryesisht ne transportimin e ndihmave drejt zonave te permbytura. Ne operacionin e shperndarjes se ndihmave jane te angazhuara disa struktura por i gjithe operacioni po menaxhohet nga FASH dhe deri tani operacioni eshte realizuar me efikasitet te plote.
Operacionet nga baza e Gjadrit ne drejtim te zones se permbytur te Shkodres do te vijojne me te njejtin itensitet per tiu ardhur ne ndihme banoreve te permbytur.