45 minuta në kryeqytet
Monodrama “Velloja e bardhë” sjell aktoren e humorit Zamira Kitën, nën regjinë e Marko Bitrakos. Me gruan shqiptare në qendër, ajo përcjell premierën edhe në skenën e Teatrit Kombëtar, bazuar mbi veprën e dramaturgut Odise Plaku. Ky ekip dramatik vjen nga qyteti i Korçës, ku është shfaqur më parë vepra, duke provuar skenën e kryeqytetit në ditët e tij më të mira, si skenë e hapur dhe për regjisorët jashtë Tiranës. A është tranzicioni i njëjtë, parë nga skajet e ndryshme të Shqipërisë?
45 minuta në kryeqytet
“Kërkoja shtegun nga ku doja të dilja, por gjithnjë e më shumë më dukej më i ngushtë se vrima e gjilpërës”. Është vetëm një fjali e shkëputur nga monodrama “Velloja e bardhë” e interpretuar nga aktorja Zamira Kita nën regjinë e Marko Bitrakos. Me gruan shqiptare në qendër ajo na sjell premierën e saj në skenën e Teatrit Kombëtar bazuar mbi veprën e dramaturgut Odise Plaku. Janë udhëkryqet e jetës ato që e kanë “flakur” tej, në ekstremizëm, duke i frustruar gjithnjë e më tepër alternativat utilitare, pa ditur që një ditë mund të ishte autorja e krimit kundrejt vetvetes. Kështu e përshkruan veten e saj mbi skenë, sipas regjisori Bitraku, i cili shprehet se, ““Velloja e Bardhë” është një shfaqje e cila prek një nga shqetësimet bazë të shoqërisë sonë, familjen dhe sidomos gruan shqiptare. Kjo është një monodramë, ku në qendër të saj është një femër si e vetmja protagoniste, e cila për shkak të kushteve të vështira ekonomike, merr një rrugë që nuk është aspak normale për moralin e një femre shqiptare, pra ndërmerr rrugën e prostitucionit”.
Kanë qenë një sërë faktorësh që kanë ndikuar tek regjisori për të zbardhur pikërisht këtë vepër, e cila trajton problemet e tranzicionit në shoqërinë e ditëve të sotme.
“Jam bazuar tek vepra e dramaturgut të ri, Odise Plaku, për arsye se në fokus të veprës ka vendosur gruaja shqiptare e cila për mua padyshim zë një rol të rëndësishëm në shoqëri. E gjithë periudha e tranzicionit është “shkundur” dhe ka evidentuar kushtet e vështira me të cilat përballet kjo femër gjatë momenteve të varfërisë, prostitucionit, si plagët më të mëdha të ditëve tona”, - shprehet regjisori Marko Bitraku. Ai citon se e gjithë vepra zhvillohet në një qeli, ku protagonistja Kita i bën një analizë të mirëfilltë të gjithë jetës së saj, duke satirizuar të gjithë politikën aktuale dhe më gjerë. “Për mendimin tim, politika nuk i kushton asnjë lloj rëndësie femrës shqiptare, ku siç dihet ajo ka një rol shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë. Jo vetëm politika, por të gjithë sektorët e fushave të tjera duhet të merren akoma edhe më shumë me çështjen e gruas, pasi është vënë re një qëndrim inferior karshi saj. Këto janë edhe faktorët që ndikuan tek kjo grua, për të marrë një rrugë që për moralin tonë janë shumë të papranueshme, ku “Velloja e bardhë” e monodramës përfundon me vetëvrasjen e protagonistes së vetme”. Konkretisht, kjo grua gjendet e vetme përballë një realiteti të egër, pasojë e së cilës është alternativa e saj e fundit prostitucioni, vetëm për të përballuar kushtet e jetesës. Ndërkohë që për të konkretizuar këtë monodramë, Bitraku ka zgjedhur pikërisht këtë aktore, për shkak se plotëson disa nga kushtet që ai parashtron. “Unë zgjodha Zamira Kitën për arsye se ajo është një aktore që mbart shumë vlera, ka një bagazh goxha të formuar. Mendoj se të luash një monodramë e cila zgjat rreth 45 minuta është mjaft e vështirë për ta përballuar. Por ajo ka ardhur tek parametrat profesionalë, që mund ta kapërcejë një monodramë dhe për më tepër për të është një lloj arritjeje artistike, sepse është një vepër e plotë ku interpreton vetëm ajo”, - thotë regjisori.
“Velloja e bardhë” është vënë për herë të parë në teatrin “A. Z. Çajupi” para pak javësh në Korçë, ndërkohë që në Teatrin Kombëtar mbrëmë është vënë për herë të parë skenë. Monodrama e cila sipas regjisorit Biraku është mbuluar vetëm nga një shumë simbolike prej katër milionë lekësh të vjetra nga Bashkia e Korçës, do të vijë edhe sonte duke finalizuar udhëtimin e saj në kryeqytet.