Shqipëria sfidon krizën, rritja ekonomike 9.9 për qind
Ndërsa e gjithë bota po ndikohet nga kriza ekonomike dhe zhvillimi ekonomik në shumë shtete ka nisur të frenojë rritjen, në Shqipëri ndodh e kundërta. Shifrat e rritjes ekonomike në vendin tonë janë më shumë se pozitive. Rritja ekonomike vjetore për vitin 2008 në Shqipëri llogaritet me dy shifra. Ky fakt është publikuar dje nga Instituti i Statistikave (INSTAT), i cili prezantoi dje në Tiranë treguesit e zhvillimit ekonomik në vend gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2008, duke i cilësuar ato pozitive. Sipas INSTAT, ekonomia e vendit sipas sektorëve ka pasur rritje për periudhën korrik-shtator 2008, rritje e cila reflektohet edhe në periudhën në vazhdim, ku ndikim kryesor ka pasur zhvillimi i industrisë së ndërtimit, i telekomunikacioneve, si dhe sektori i shërbimeve. Në sektorin e industrisë së ndërtimit, rritja kryesore është reflektuar në ecurinë e punimeve të autostradës Durrës-Kukës dhe veçanërisht të segmentit më të vështirë të saj, Reps-Kalimash, ku po ndërtohet krahas disa urave edhe një prej tuneleve me dy kalime, në një terren të vështirë, ndër më të gjatët në Ballkan.
Është hera e parë që INSTAT bën publikimin për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) si tremujor. Kjo seri përfshin vlerësime të PBB-së tremujore me çmime korente dhe me çmime konstante (ndryshimet në volum të PBB-së tremujore). Sipas specialistëve, llogaritjet janë bëtë me çmime konstante shprehur me mesataren e çmimeve 2005.
Vlerësimet për PBB-në tremujore janë bërë mbi të dhënat origjinale, si dhe mbi ato të zhveshura nga efektet sezonale. Metoda që është përdorur për të vlerësuar PBB-në tremujore konsiderohet një mënyrë indirekte. Sipas metodës që përdorin, rezulton se ekonomia është rritur me 1.3 për qind në tremujorin e tretë të 2008-s, duke ndjekur kjo një rritje me 2.6 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas treguesve të INSTAT, rritja vjetore e PBB-së ishte 9.9 për qind për tremujorin e tretë të 2008-s. Ndërkaq post-telekomunikacioni u rrit me 12.8 për qind dhe shërbimet e tjera me 2.7 për qind, të cilat kanë kontribuar më shumë në rritjen e PBB-së tremujore. Ndërkohë tremujori i katërt i 2008-s do të publikohet më 30 mars 2009.
Llogaritjet e PBB-së tremujore të shprehura në terma volumi apo dhe korente janë konsistente me llogaritë kombëtare vjetore, si dhe janë të bazuara në të njëjtat principe me to. Këto vlerësime janë bazuar në të dhënat e disponueshme që ekzistojnë deri në dhjetor të 2008-s. Këto seri janë subjekt i revizionimeve në të ardhmen, gjë e cila lidhet me përmirësimin dhe shtimin e informacionit në kohë. Në të gjitha seritë tremujore që do të trajtohen në këtë material është eliminuar efekti i sezonalitetit dhe janë të shprehura me çmime të një viti bazë (2005=100). Publikimi i kësaj serie tremujore ka si objektiv kryesor që të japë një informim sa më koherent për rritjen e ekonomisë. Seritë janë vlerësuar në konsistencë me PBB-në vjetore të publikuar më parë nga INSTAT. Për shumicën e degëve, të dhënat tremujore që janë përdorur janë marrë nga zyra e Tatim-Taksave. Seritë tremujore fillimisht janë ndërtuar me çmime korente dhe më pas janë deflatuar me indekset e çmimeve me vit bazë 2005-n. Për çdo seri me të dhëna tremujore është përdorur një indeks përkatës. Të gjitha seritë tremujore barazohen në vlerë me të dhënat vjetore pas procesit të kalibrimit (benchmark-imit).
Statistikat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto, të përgatitura nga INSTAT, pritet të rrisin efikasitetin e politikave makroekonomike në vend. Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, Ines Nurja, theksoi dje se paraqitja e Prodhimit të Brendshëm Bruto çdo tremujor, është një tregues i rëndësishëm ekonomik, të cilin e përdorin shumë vende të zhvilluara, për të matur tendencat e ecurisë së PBB-së, me qëllim bërjen më efikase të politikave makroekonomike në një vend. "Këto të dhëna, kam besimin e plotë që do t’i shërbejnë më së miri përdoruesve të kualifikuar, si Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë, apo organeve të tjera vendimmarrëse dhe njëkohësisht do të bëhen objekt i diskutimeve mbi tendencat ekonomike të vendit tonë edhe në qarqet akademike, studentore e më gjerë", - deklaroi Nurja. Sipas znj. Nurja, nëpërmjet të dhënave të nxjerra nga anketat e Nivelit të Jetesës, Forcave të Punës, Buxhetit të Familjeve, si dhe Anketave Strukturore të Ndërmarrjeve, do të studiohen më thellë fenomenet e rritjes ekonomike në një nivel më të përgjithshëm. Treguesi i PBB-së, prej 1.3 % në tremujorin e tretë, sipas Nures, është realizuar edhe nën asistencën e plotë nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
PBB-ja tremujore, sipas degëve të ekonomisë
Bujqësia
Aktiviteti bujqësor u rrit me 0.1 për qind në tremujorin e tretë të 2008-s, krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë është rritur me 2.6 për qind
Industria
Grupi i industrive pësoi një rënie me 6.4 për qind në tremujorin e tretë të 2008-s, krahasuar kjo me tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2007 u rrit me 2.2 për qind. Duhet theksuar fakti që në këtë seri të industrisë nuk është paraqitur efekti i çmimit të blerjes së energjisë elektrike, i cili do të jetë objekt i revizionimeve të mëvonshme.
Për të njëjtat periudha, aktiviteti i ndërtimit u rrit respektivisht me 1.8 për qind dhe 19.6 për qind, duke vazhduar një rritje të qëndrueshme për disa tremujor. Projekti madhor për të ndërtuar rrugën që do të lidhë Kosovën me Durrësin ka pasur një kontribut të madh në rritjen e kësaj dege të ekonomisë për këtë periudhë.
Tregtia
Kjo degë u rrit me 1.3 për qind në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2008. Tregtia ka pasur një rritje të qëndrueshme për disa tremujorë me radhë.
Post-telekomunikacioni
Është dega që ka pësuar rritjen më të madhe këtë tremujor me 12.8 për qind dhe që ka pasur kontributin më të madh në rritjen ekonomike për tremujorin e tretë të 2008-s.
Shërbimet
Kjo degë këtë tremujor u rrit me 2.7 për qind, duke pasur një ndikim të konsiderueshëm në rritjen ekonomike të këtij tremujori së bashku me post-telekomunikacionin.