450 raste me tuberkuloz. Veriu me i prekur shkak varferia

Çdo vit në Shqipëri shënohen rreth 450 raste të reja me turbekuloz. Edhe pse vdekshmëria nga kjo sëmundje , nuk është e lartë, kjo patologji mbetet shqetesuese për vendin tonë. Vaksina thonë mjekët është një nga masat parandaluese dhe ajo injektohet tek të porsalindurit që në javën e dytë, por jo se është kusht për të mos u prekur nga kjo sëmundje.
“Kjo lloj vaksine që përdorim aktualisht mbron vetëm nga zhvillimi i formave të rënda të sëmundjes. Nuk parandalon sëmundjen. Kjo është dhe arsyeja që ne prej 17 vitesh bëjmë vetëm një vaksinë, ndryshe nga më parë që bëheshin 3-4 vaksina për një person gjatë jetës pasi mendohej për aftësi parandaluese të fuqishme të saj, por në fakt nuk është ashtu. Pritet një vaksinë e re, ndoshta pas një apo dy vitesh” tha Hasan Afizi, koordinator i strategjisë së turbekulozit në vendin tonë.
Zonat verilindore janë më problematike përsa i përket shfaqjes së rasteve të reja çdo vit. “Zonat më problematike në Shqipëri mbeten zonat verilindore. Ka shumë arsye. Është ajo historike pasi edhe në kaluarën kanë pasur raste më tepër se sa në të kaluarën, kushtet e banimit, mënyrën e jetësës dhe zonat e afërta. Po të marrim zonat kufitare si Kosova dhe Maqedonia janë zona me dyfish apo trefish të sëmundshmërisë me tuberkulozin se në vendin tonë” tha Afizi.
Çdo vit në botë nga turbekulozi humbin jetën rreth 1.6 milionë njerëz, ndërkohë që një e treta e popullatës botërore është e infektuar nga mikrobi i tuberkulozit.
Edlira Sulejmani