E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau rojen e shkolles pranga autorit

Pas disa orë kërkimesh është vënë në pranga 17- vjeçari me inicialet E.Ç, autori i vrasjes së rojes së shkollës në fshatin Mollas të Elbasanit. 17- vjecari është ndaluar në fshatin Gradishtë të Belshit ku ishte fshehur pas krimit të kryer.
Autori i krimit ishte në arrest shtëpie dhe një ditë më parë e theu këtë masë sigurie dhe tentoi të futej në oborrin e shkollës së fshatit, kur u ndalua nga roja i saj, 49- vjeçari Adriatik Gjini. Pas një debati verbal 17- vjeçari e ka goditur disa herë në qafë me kaçavidë rojen e shkollës i cili gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimit të aortës.

Prej një jave opinioni në qytetin e Elbasanit është tronditur nga vrasjet të cilat me këtë të fundit shkon në 6 brenda pak ditësh. Dy djemtë vranë nënën dhe motrën e tyre pas një konflikti verbal. Ata u ndaluan dhe janë në arrest me burg pa afat, ndërsa dy ditë më pas një person ende i paidentifikuar nga policia hyri në shtëpinë e familjes Mahmutaj dhe vrau në gjumë tre burrat e shtëpisë.

Edhe pse policia ka vënë në dispozicion të informatorëve shumën e 50 mijë dollarëve ende nuk është identifikuar autori i këtij krimi të trefishtë.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›