E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule jo me Ramen Xhafa Donin Bollanon ne Himare

Vangjel Dule nuk do të jetë pjesë e koalicionit me të cilin socialistët do të garojnë në 8 maj. Sekretari për cështjet ligjore në selinë rozë Fatmir Xhafaj, konfirmon në emisionin "Agon" në Albanian Screen, se shkak për këtë ka qenë kandidatura e Vasil Bollanos.

"Zoti Dule insistoi, është në drejtën e tij, është normale që si kandidat të rikandidonte përsëri në këtë pozicion kryetarin e bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. PS mendonte që mund të ishte një kandidat i koalicionit, mund të ishte dhe ky kandidat i PBDNJ, po jo zoti Bollano për shkak të disa pozicioneve të mbajtura prej tij në raport me ushtrimin e funksionit", tha Fatmir Xhafaj, deputet i PS.

Si ish kryetari i komisionit bipartizan për kodin zgjedhor, Xhafaj, e sheh ende  të mundshme ndërhyrjen në këtë ligj. Ai kujton në këtë rast se manovrime të tilla në kodin elektoral, në të shkuarën  janë bërë dhe 35 ditë para mbajtjes së tyre.

"Unë nuk di që ndërkombëtarët të kenë thënë iku ky afat apo iku ky afat. Nëse ndonjëri nga ata e ka thënë ka bërë gabim. Ata mund të bëjnë gabim dhe mund të mos e njohin ligjin mirë apo mund të mos e njohin praktikën mirë, apo mund të mos i njohin realitetet mirë", tha Xhafaj.

Gjithashtu deputeti socialist njofton se PS nuk ka ndërmend të heqe dorë nga komisioneri në KZAZ, i zëvëndësuar nga person jo politik.

"As zoti Ristani dhe as kërkush tjetër nuk mund ti marr PS atë që i jep ligji", vijoi Xhafaj. Ndonëse pohon se kandidatura e Ramës është e vetmja e artikuluar për Tiranën, Xhafa ia le zyrtarizimin e saj vetë kryetarit dhe forumeve  në fundjavë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›