46 të vdekur nga përmbytjet në Rusi

Përmbytjet ndodhën gjatë natës, duke i zëne banorët krejtësisht të papërgatitur. Ngarkesat e naftës nga porti i Novorosisk ne Detin e Zi, u preken gjithashtu. Zyrtarët thonë se ekipe emergjence janë dërguar nga Moska me aeroplanë dhe helikopterë.
"Ne total, numri i personave te prekur nga përmbytjet është 13 mijë. Përmbytjet kanë qenë tepër të fuqishme”, tha zëdhënësi i policisë rajonale, Igor Zhelyabin.
Ndalimi i eksporteve të naftës nga ana tjetër në portin më të madh të Rusisë ne Detin e Zi, ka detyruar drejtuesit e tij të zhvillojnë një mbledhje urgjente, ndërsa pasojat ekonomike pritet ndihen shumë shpejt. Porti ndodhet në pjesën e ulët të qytetit, sqaruan zyrtare lokale dhe aty ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut.
Përpos ekipeve të ndihmës, në zonën e prekur nga përmbytjet policia ka marrë masa të dërgoje edhe agjentë në terren, me qëllim shmangien e akteve të vandalizmit dhe grabitjeve.