Ban Ki Mooon: Misioni në Siri ka dështuar

Ne një raport drejtuar Këshillit të Sigurimit, Ban theksoi rëndësinë që ka sipas tij farkëtimi i dialogut, përkundrejt monitorimit të armëpushimit. Mandati i misionit të 300 vëzhguesve skadon pas dy javësh dhe te mërkurën, Këshilli do të diskutojë për situatën përpara votimit për zgjatjen ose jo të misionit.
Raporti i sekretarit te përgjithshëm të Kombeve te Bashkuara sugjeron reduktimin e numrit te monitoruesve ushtarake, por jo tërheqjen e plotë të tyre. Lëvizja ka për qellim të dërgoje porosinë se komuniteti ndërkombëtar nuk po e braktis Sirinë. Ban propozon gjithashtu që baza e vëzhguesve të jetë Damasku, e që ata te mos dalin në terren si me parë, ku janë bërë shpeshherë objekt i sulmeve të dhunshme.
Përpjekja më e fundit në rrafsh diplomatik për t'i dhëne një zgjidhje krizës siriane, ishte konferenca e miqve të Sirisë të premten ne Paris. Grupi i kërkoi Këshillit të Sigurimit të aprovojë urgjentisht planin e Kofi Anannit.
Takimin e bojkotuan si Rusia, ashtu edhe Kina, të dyja anëtare të Këshillit te Sigurimit me fuqi vetoje.