Clinton për vizitë të papritur Afganistanit

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka njoftuar se administrata e presidentit Barack Obama e ka shpallur Afganistanin aleat të madh të SHBA-së nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.
Njoftimi u bë në një konferencë për gazetarë të në pallatin presidencial në Kabul, pasi që Clinton arriti të shtunën në Kabul, në një vizitë të paparalajmëruar.
Vizita e saj vjen një ditë para një konference të donatorëve për Afganistanin, që mbahet në Tokio.
Kabuli shpreson që të sigurojë të paktën katër miliardë dollarë nga donatorët ndërkombëtarë në konferencën e Tokios.
Përfaqësues nga rreth 70 vende dhe organizata do të kërkojnë garanci nga qeveria afgane që ndihmat të shpenzohet siç duhet.