E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia voton në zgjedhjet e para të lira

Libia po zhvillon zgjedhjet e para të lira në 60 vjetët e fundit.

Rreth 2.7 milionë qytetarë me të drejtë vote po votojnë për parlamentin me 200 anëtarë, i cili pastaj do të formojë qeverinë e re dhe do të hartojë kushtetutën e Libisë.

Kandidatët me agjendat islamike po dominojnë garën, në të cilën po marrin pjesë 3.700 pretendentë për deputetë.

Ka pasur thirrje për të bojkotuar zgjedhjet, veçanërisht në rajonin lindor të qytetit Bengazi, ku ka pasur ankesa për neglizhencë nga ana e qeverisë së përkohshme në Tripoli.

Qindra persona protestuan të premten në Bengazi, për shkak se rajonit lindor i janë caktuar vetëm 60 vende në kuvend, krahasuar me 102 sa ka rajoni perëndimor, ku hyn dhe Tripoli.

Po të premten, persona të armatosur qëlluan një helikopter që mbante materialet e votimit pranë Bengazit, duke vrarë një punëtor të komisionit zgjedhor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›