48-vjeçari vetëvaret në ambientet e burgut të Bënçes, punonte në kaldaja
TEPELENË- Një punonjës i burgut të Bënçes, në Tepelenë i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar brenda ambienteve të sigurisë.
Bajram Sela, 48 vjeç u gjet i vetëvarur brenda ambienteve të burgut tek zona e kaldajave, rreth orës 14:00 nga punonjësit e tjerë, ndërkohë që salla e informacionit lajmëroi ngjarjen në komisariatin e Tepelenës.
Mësohet se Sela punonte si kaldajist në burg, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se shkak të ketë qenë një depresion i çastit. Policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)