E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Berisha injoroi gjatë qeverisjes rrugën Lushnje-Berat, kujtohet 10 ditë para zgjedhjeve

TIRANË- Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi akuzoi kryeministrin e vendit Sali Berisha se në 8 vite e injoroi rrugën Lushnje-Berat, ndërkohë që sot u kujtua të inspektonte punimet e rrugës që lidh këtë aks rrugor.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Shalsi tha se gjatë qeverisjes së PD-së, rruga është lënë në gjendje të mjerueshme, ndërkohë që kryeministri sipas tij u kujtua vetëm në prag të zgjedhjeve.

“Berisha inspektoi sot një copëz investimi në Poshnjë-Berat. Harroi e injoroi për 8 vjet rrugën Lushnjë-Berat, sot u kujtua. Gjatë qeverisjes së tij, kjo rrugë është lënë në gjendje të mjerueshme. Papritur kujtohet 10 ditë para zgjedhjeve për një tjetër mashtrim. Saliu kujton se mund të mashtrojë e të tallet me qytetarët”, u shpreh Shalsi.
(e.m/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›