Fillojnë hetimet për korrupsion në kampionat
Prokurorët rumunë bënë të ditur se kanë filluar hetimet rreth korrupsionit të mundshëm që ka përfshirë kampionatin e këtij vendi. Sipas mediave, dyshimet janë pas një takimi në një restorant të Klujit, ku një grup i stafit të Steauas së Bukureshtit dhe një lojtar i Universitatea Kluj po prisnin fërshëllimën finale të sfidës vendimtare ndërmjet CFR Kluj dhe Universitateas. CFR fitoi 1-0 dhe i mori titullin vetëm për 1 pikë Steauas. Gazeta "Sporturilor" citonte se katër zyrtarët e Steauas u arrestuan: ata mbanin 1,7 milionë euro, të cilat mendoheshin se do t‘i paguheshin Universitatea Kluj për të mos lejuar që CFR Kluj të fitonte titullin.