Celsi, objektivat janë Riberi dhe Ramos
Frank Riberi është objektivi i ri i merkatos së Çelsit. Blutë kanë braktisur pistën "Mesi" dhe tashmë kërkojnë francezin e Bajernit. Riberi kushtin 35,8 milionë euro, ndërkohë që me vëmendje ndiqet edhe mbrojtësi i Realit, Serxho Ramos. Klauzola për prishjen e kontratës së tij është mbi 158 milionë euro, por kampionët e Spanjës do të "kënaqeshin" edhe me 64 milionë. Alternativa të mbrojtësit spanjoll janë Daniel Alvesh dhe Maikon, ndërsa për sulmin David Vija, Mario Gomez dhe Dimitar Berbatov.