E Diel, 1 Nëntor 2026

Gatuzo, kontratë 6 milionë euro me Bajern

Milani duket i destinuar të humbasë një pjesë të rëndësishme të historisë: Xhenaro Gatuzo ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e Bajernit të Mynihut. Pas 9 vjetësh me fanellën kuqezi, mesfushori energjik do të largohet nga skuadra. Oferta nga kampionët e rinj të Gjermanisë është kontratë 4-vjeçare me 6 milionë euro rrogë në sezon. Objektivi në Milanelo ishte që ta mbanin lojtarin, por Gatuzo ka vendosur. Nga shitja e tij, Milani do të përfitojë 15-20 milionë euro, ose do të sigurojë afrimin e Uilli Sanjol.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›