E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti, favoritë për Dos Santos

Sipas babait të Xhovani dos Santos, Mançester Siti është klubi më i favorizuar për afrimin e talentit të ri. Meksikani është pranë largimit nga "Kamp Nou" dhe shumë skuadra të mëdha kanë filluar garën për shërbimet e tij. Siti duket se ka kaluar rivalët e Premiershipit, Liverpulin dhe Çelsin. Babai i sulmuesit, ish-lojtari i Brazilit, Zizinjo, pohoi për mediat meksikane se klubi i Shinauatrës është vënë në lëvizje. "Interesimi është i sigurt, por tashmë gjithçka është në dorë të menaxherit. Gjithsesi, do të preferonim që të mos flisnim rreth kësaj deri në fund të sezonit". Xhovani mund të largohet për 10 milionë euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›