Asnjë parking publik në Tiranë, bashkia gjobit qindra makina në ditë

E pamundur të parkosh në Tiranë! Është stresi që nuk i gjendet "kurë". Makina nuk po shihet më as si mjet pune e as si luks, por si një ngarkesë për t'u hedhur diku. Sapo e ndez dhe vë duart në timon, harron se për ku je nisur, pasi pyetja se "ku do parkoj sot?" shuan çdo mendim tjetër. E gjithë kjo situatë nuk ka nevojë për shembuj, pasi ne jemi vetë shembujt e përditshëm të Tiranës, viktima të premtimeve disavjeçare të kryebashkiakut Rama. Herë me ide të parkimeve nën tokë e herë me ato mbi tokë, përfundimi ka qenë i njëjtë: ASGJË! Madje, duke qenë se numri i makinave ka ardhur gjithnjë e në rritje, në fakt duhet theksuar se situata është përkeqësuar. Fjalët e bukura të kryebashkiakut në rastin konkret mbase i besojnë vetëm ata që nuk kanë patentë. Por edhe këta sytë në ballë i kanë
Parkimet e nëndheshme apo format e tjera të tij janë vetëm në fjalimet elektorale të kryebashkiakut. Janë të njëjtat, vetëm se disa herë u është ndërruar radhitja. E tillë ishte edhe zgjidhja e parkingjeve nëpërmjet Planit Francez për rregullimin e qendrës së Tiranës. Deri tani asgjë nuk është bërë, veç vënies së tabelave dhe sinjalistikave të tjera rrugore, ku thuhet fort "STOP". E gjithë panorama e stresit të çon në konkluzionin se kryeqyteti është në izolim. Tirana është në shtetrrethim.
Ku janë parkimet nëntokësore?
Që në fundin e janarit të vitit 2007, u premtua nga ana e Bashkisë së Tiranës se më në fund kryeqyteti do të kishte parkingje të nëndheshme, që do të shërbenin për zgjidhjen e këtij problemi për të gjithë qytetarët. Ka kaluar mesi i vitit 2009 dhe, rrjedhimisht edhe në fund të premtimit të kryebashkiakut, dhe ndodhemi ende para së njëjtës situatë, por tashmë të përkeqësuar. Në Tiranë nuk ka as parkingje nëntokësore dhe as mbitokësore. Ishte vetë kryetari i Bashkisë, Edi Rama, i cili më datë 31 janar 2007 konstatoi se: "Bashkia tashmë ka gati prej kohësh një program të gatshëm për parkingjet e nëndheshëm. Më në fund jemi gati që të nisim ndërtimin e dy parkingjeve të tillë sipas Planit të Qendrës së Tiranës, ndërkohë që do të ndërtohen 12 të tillë në zonën e qendrës (Zona brenda Unazës ekzistuese), deri në vitin 20011". Ka kaluar mesi i vitit 2009. Vallë të ndërtohen këto 14 parkingje në dy vitet e ardhshme, kur gjithçka është në fazën e projekteve dhe premtimeve?!
Qytetarët nuk durojnë dot më nën këtë izolim të qytetit
Shqetësimet e banorëve të kryeqytetit janë të pafundme lidhur me parkingjet. Ata tashmë flasin të irrituar dhe shprehen se e kanë të pamundur që të durojnë më gjatë një situatë të tillë kaq stresuese dhe shqetësuese. Ermir Balla, 28 vjeç, që jeton në Tiranë prej më shumë se 10 vjetësh, shprehet se: "Është absurde një situatë e tillë. Duhet të ndihesh me fat nëse gjen një vend ku të parkosh makinën, qoftë edhe disa kilometra larg vendit ku duhet të shkosh. Këtu duket sikur askush nuk punon dhe nuk merr asnjë masë për përmirësimin e kësaj situate. Skandal i vërtetë, në asnjë vend nuk ndodh diçka e tillë".
Ndërsa një tjetër kryeqytetas, Altin Aliaj, shprehet se: "Këta dinë vetëm të bëjnë lojë fjalësh, t'i hedhin fajin njëri-tjetrit dhe të japin justifikime pafund. Mjerë ne që nuk gjejmë as edhe një vend për të lënë të sigurt makinën tonë. Qendra është izoluar totalisht, izolim i bërë peshqesh nga Bashkia dhe nga biznesmenët, të cilët i zënë vendet me karrige, stola apo bombola gazi dhe askush nuk merr masa ndëshkimore për to.
SOS Tirana, parkim vetëm në hapësirë
Bashkia e Tiranës tani ka nxjerrë urdhra të reja për të censuruar kryeqytetasit. Sikur të mos mjaftonin të gjitha kufizimet që u janë bërë qytetarëve të Tiranës, tani na u shpall edhe një tjetër kufizim. Dy ditë në javë nuk mund të parkosh makinën në anën e djathtë të rrugës nga ora 22:00-08:00. Nëse deri tani çështja e parkimit në rrugët e kryeqytetit ishte një stres për të gjithë qytetarët, tani e tutje do të kthehet në një tmerr të vërtetë. Kjo do të thotë më shumë gjoba, më shumë taksa të vjelura, më shumë bllokime rrotash, më shumë punë për karoatrecët që të marrin makinën, më pak parkingje, më pak hapësirë të lirë.
Urdhri i Bashkisë: Dy ditë në javë nuk parkohet në krahun e djathtë
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor kanë vendosur se çdo ditë të hënë dhe të premte, nga ora 22.00 deri në 08.00, në zbatim të tabelës së vendosur, qytetarët duhet të parkojnë automjetet në krahun e majtë të rrugës dhe jo në krah të djathtë, siç është bërë deri më tani. Ndryshimi i krahut të parkimit është bërë për plot 16 rrugë kryesore të Tiranës. Ndërsa për disa rrugë të tjera të kryeqytetit nuk janë të përcaktuara e hëna dhe e premtja si ditë të ndaluara për parking, por janë e marta dhe e enjtja. Rrugët në të cilat gjatë natës ndalohet parkimi i automjeteve nga ora 22:00-08:00 ditën e hënë dhe të premte janë: Rruga "Brigada 8", "Nikolla Tupe", "Pjetër Bogdani", bulevardi "Zhan D'Ark", bulevardi "Bajram Curri", Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, "Gjin Bue Shpata", "Perlat Rexhepi", "Sami Frashëri", "Mine Peza" dhe "Myslym Shyri". Ndërkohë, rrugët në të cilat gjatë natës ndalohet parkimi në krah të djathtë ditën e martë dhe të enjte janë: rruga "Ismail Qemali", "Vaso Pasha", "Luigj Gurakuqi" dhe "Ded Gjo Luli". Këto kufizime janë bërë me pretekstin që tu lihet hapësirë punonjësve të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ti pastruar ato. Në një kohë kur rrugët e kryeqytetit nuk lahen, por vetëm sa fshihen me pluhur me disa fije bari të thata, që Bashkia i quan fshesa...
Kufizimet e parkingjeve një mekanizëm për të vjel taksat
Herë pas here drejtuesit e Bashkisë së Tiranës publikojnë faktin se po boshatiset arka e parave. Në raste të tilla është gjithmonë e pritshme që të publikohen rregulla dhe kufizime të reja, të cilat shoqërohen me vjelje të taksave dhe boshatisje të xhepave të qytetarëve. Edhe në këtë rast është krijuar e njëjta situatë. Me sa duket tani Bashkia ka vendosur që ta mbushë arkën, meqenëse ka shteruar buxheti dhe një ndër mënyrat më të mira është ndalimi i parkingjeve që domosdoshmërisht i detyron qytetarët që të thyejnë rregullat dhe përbëjnë raste për vënie gjobash. E në këtë rast, funksionon më së miri fushata e dalë para disa muajsh, që ka ndërmarrë bashkia të quajtur Bllokim rrote. E tani kufizimet e parkingjeve në pjesën më të madhe të rrugëve kryesore të Tiranës në krahun e djathtë, duken si një mekanizëm i mirë për të vjelur taksat.
Ndalohen parkingjet në një vend, ku nuk ka të tilla
Sipas çdo ligji, si dhe sipas çdo rregulli, i bie që, nëse të ndalohet një vend parkimi, nënkuptohet se të hapet një tjetër vend për të parkuar makinën tënde. Në fakt, këtë teori e dinë edhe punonjësit e Bashkisë, por në praktikë nuk e zbatojnë aspak. Sepse, herë pas here në rrugët e Tiranës shtohen tabela të reja, të cilat njoftojnë se nuk lejohet parkingu, por nga ana tjetër kurrë nuk vendosen ato që e lejojnë parkimin e automjeteve. Tani kryeqyteti ynë është pushtuar nga sinjali Stop dhe përveç atij nuk sheh gjë tjetër. E si mund të ndalohet parkimi në një vend, ku nuk ka një lejim parkimi?!
Urdhrat e Bashkisë së Tiranës më të forta se vendimet kushtetuese
Në çdo vend të botës kufizimet e qytetarëve bëhen vetëm me anë të vendime kushtetuese, ndërsa në vendin tonë ndodh krejt e kundërta. Në Tiranë kufizimet e qytetarëve i bën Bashkia e Tiranës pa pyetur fare për rregullat dhe ligjet e kushtetutës. Ajo guxon tu thotë qytetarëve se kur duhet të dalin në rrugë, ku duhet të lënë makinat dhe ku jo, kur duhet ti derdhin plehrat, kur hapen dhe mbyllen oraret e kalimeve me makina, ku duhet të ecin më këmbë dhe ku me makinë... Po tani, ku do të ndalet revanshi i Bashkisë së Tiranës?!
Ku do parkojmë? Bashkia mundëson vetëm dy miniparkingje
Për të gjithë kryeqytetin Bashkia ka mundësuar vetëm dy miniparkingje, ku njerëzit mund të parkojnë pa frikë makinat e tyre. Këto hapësira për parkim të lejuar ndodhen në anë të Bibliotekës Kombëtare dhe në anë të Radio Televizionit Shqiptar. Por edhe nëse do të parkosh në këto dy zona kurrë nuk do të kesh një vend të lirë, pasi hapësirat janë aq të vogla sa kurrë nuk mjaftojnë për fluksi