E Diel, 1 Nëntor 2026

Obeziteti kërcënon fëmijët shqiptar, 15.2% e tyre janë mbipeshë

Obeziteti po kërcënon fëmijët shqiptarë. Për çdo ditë e më tepër ky fenomen i rrezikshëm po vë përballë një rreziku serioz fëmijët e vendit tonë. Sipas specialistëve kjo vjen si pasojë e kequshqyerjes që në fëmijërinë e hershme të tyre. Ky fenomen është hasur dendur tek fëmijët e kopshteve dhe çerdheve. Në fillim ata rrezikohen nga një shëndet jo i bollshëm ose e thënë ndryshe të dobët dhe më pas ato arrijnë në obozitet. Ky është një rrezik shumë i madh për trupin dhe organizmin e tyre dhe do të ketë pasoja të rënda kur ato të rriten. Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik, rezulton se mbipesha dhe obeziteti sidomos tek moshat e vogla, mbetet sfidë për shëndetin publik, si për efektet potenciale, ashtu dhe ato psikike. Të dhënat e studimit tregojnë se rreth 15.2% e fëmijëve janë mbipeshë dhe 3.8 % e tyre, obezë. Specialistët e shëndetit publik pohojnë se obeziteti është më i dukshëm tek fëmijët e zonave urbane nga ato rurale. Kështu, për çdo fëmijë obezë në fshat gjendjen 4 fëmijë obezë në qytet. Interesante janë krahasimet e obezitetit tek fëmijët në shkollat publike dhe ato jopublike. Sipas studimit, numri i fëmijëve mbipeshë në shkollat jopublike është 2 herë më i lartë se në shkollat publike. Bazuar në të dhënat e studimit, ky raport është më i lartë për fëmijët obezë në shkollat respektive. Në studimin e ISHP-së u përfshinë rreth 4.000 nxënës të klasave të ciklit 9 vjeçar të shkollave publike dhe jopublike në 12 qarqe të vendit. Objektivi i tij është krijimi i një banke të dhënash mbi situatën epidemiologjike të gjendjes së ushqyerjes së shëndetshme të grup-popullatës, me qëllimin specifik, modifikimin e sjelljeve ushqimore jo korrekte. Nisur nga të dhënat e studimit, specialistët pohojnë se vëmendja duhet drejtuar tek parandalimi dhe frenimi i rritjes së obezitetit të moshës fëminore, pasi trajtimi i obezitetit të instaluar është shumë i vështirë, ndërsa mundësia e të qenurit i rritur obez është shumë i lartë. Po kaq i vështirë është dhe korrigjimi i zakoneve të gabuara ushqyese në moshë të rritur, të cilat janë fituar që në fëmijëri. Obezitet përbën rrezik potencial për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, etj, por dhe për ato psikike, etj.
Obeziteti kërcënon, masat që u morën rezultuan të paefektshme
Pak kohë më parë pas një studimi që u bë me fëmijët dhe që rezultuan obezë në shkallë alarmante Ministria e Shëndetësisë vendosi të merrte disa masa. Ministria vendosi të ndryshojë dietat ushqimore për nxënësit e konvikteve si dhe fëmijët e kopshteve dhe çerdheve. Në ditët në vazhdim sipas kësaj ministrie, pritet të përcaktohen dhe të bëhen publike dietat e veçanta për institucione të ndryshme meqenëse ky është institucioni përgjegjës për përcaktimin e dietave ushqimore. Udhëzuesi dietik i përgatitur në bashkëpunim me Organizatëv Botërore të Ushqimit do ti rekomandohet të gjithë popullatës me qellim pakësimin e sëmundshmërisë akute me origjinë ushqimore dhe nga uji, si dhe sëmundjet kronike në të ardhmen si hipertensioni, sëmundjet kardio-vaskulare diabeti, kanceri e të tjera. Dietat e kopshteve, çerdheve dhe konvikteve të cilat janë përdorur deri më tani janë aspak të papërshtatshme dhe kanë dëmtuar së tepërmi shëndetin e tyre.Ky është përfundimi i nxjerrë nga specialistët e shëndetit dhe ato të Organizatës Botërore të Ushqimit. Në atë kohë u dha urdhër që në çdo kopsht dhe çerdhe të ndryshoheshin dietat ushqimore dhe si pasojë e kësaj u rritën edhe çmimet që duhet të paguanin prindërit për fëmijët që dërgonin në këto ambiente. Mirëpo tani që kanë kaluar disa kohë që nga marrja e masave pas një studimi të kryer nga specialistët rezultoi se obeziteti vazhdon të jetë kërcënues për të vegjlit madje numri i tyre po vjen në rritje. Ndaj këto masa rezultuan të pafrytshme.
Oboziteti në Shqipëri po shtohet frikshëm
Mjekët shprehen se, as që mendohej se do të vinte edhe në Shqipëri kjo ditë: Që, shëndeti i tepërt, ose obeziteti siç quhet në mjekësi, të shndërrohej në shqetësim dhe kërcënim për shqiptarët, sepse njerëzit e shëndoshë, apo shumë të shëndoshë kanë qenë të rrallë. Kurse njerëzit me trup normal apo të dobët, të panumërt. Gjate dhjetëvjeçarëve të fundit mbishëndoshja është shpeshtuar së tepërmi thuajse kudo. Më shumë se 1 miliard njërës në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milion të dhjamosur rëndë. Në Evropë nga viti 1980 e këtej numri i njerëzve obez është rritur 3 herë. Alarmuese është se ai po shtohet edhe tek fëmijët Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë ose me peshë të tepërt trupore në Evropë është rritur 10 herë. Obeziteti përbën tashmë epideminë më të re që po pushton heshturazi pandalshmërisht planetin. Prandaj e quajnë ndryshe GLOBEZITET. Prej padijes, nënvlerësimit, naivitetit shëndetësor dhe pasivitetit shoqëror po shtohen frikshem bashkë me të, problemet shëndetësore dhe shoqërore që ai krijon.
Last Updated on Saturday, 04 July 2009 09:12

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›