Makutëria e Edi Ramës dhe florinjtë e Ilir Metës, dhe garuzhda e makaronave
Nga Bashkim PËRMETI
Humbësi më i madh i 28 qershorit është Edi Rama. Në thelb humbësi më i madh është ai që tentoi të ishte makuti më i madh. Edi Rama i donte të tëra. Edhe zgjedhjet edhe Shqipërinë edhe parlamentin, edhe qeverinë edhe bashkinë edhe PS, edhe grupin parlamentar, edhe kontrollin mbi opozitën edhe shkatërrimin e plotë të LSI. Nga tërë këto pjesë përbërëse të makutërisë së tij alla Edi Rama, ai nuk arriti të fitonte dot asgjë. Makutëria e tij e bërë publike që nga fotoja me makarona. Ai edhe makaronat i ha gjithmonë me garuzhde. I drejtojmë një pyetje të thjeshtë. Garuzhda është bërë për të ndarë pjesët dhe jo për të ngrënë. Hahet me lugë. Kjo lloj makutërie së pari na kujton një mësim të Kuranit, Biblës dhe Dhiatës së Vjetër. Ja ç thuhet në Kuran. Çdo gjë e tepërt të ngec në fyt. Ja ç thuhet në Bibël. Çdo gjë e tepërt është helmi i gjakut tënd. Ja ç thuhet në Dhiatën e vjetër. Kur i kërkon të gjitha ke humbur dhe atë që të takon. Edi Rama është i vetmi njeri frymor i kësaj toke që kërkonte ti vriste të gjithë zogjtë me një gur. Mund të vritet një, dy dhe ja e shumta një, por jo të gjithë. Edi Rama shijoi helmin që prodhoi vetë. Me tërë konferencat e shtypit, Edi Rama ngjan si ai që pritet të vdesë nga ora në orë dhe bëhet mirë dhe kërkon të hajë një vakt të mirë një orë para së të japë shpirt. Loja duket se ka mbaruar dhe humbësi kërkon të luajë dhe pak. Strategjia e tij ka dalë fiasko. Edi Ramës i bënë lojën e qenit të uritur. I hodhën nga të gjitha anët copa mishi dhe ai nuk është në gjendje cilën të kapë të parën. Loja duket se është në krahun e Ilir Metës këtij kryetari që siguroi katër vende të florinjta në Parlament dhe që ju vodhën 12 të tjerë. Vjedhja ndodhi brenda llojit. Kjo vërteton se makuti kësaj radhe ishte brenda llojit. Por makuti nuk ka skrupull. Ai e llogarit Ilir Metën në krahun e tij dhe në mes të ditës dhe në mes të natës e rendit si aleat. Katër vjet për ti bërë varrin dhe tani që ka vetë një këmbë në varr i thotë më jep dorën. Berisha edhe si herët e tjera por këtë herë me një politesë dhe kortezi që e kishte fshehur si letër e çmuar nën mëngë i dha mësimin më domethënës Edi Ramës. Ai si një lojtar me shumë përvojë të gjatë politike dha një leksion. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veç të shikojmë se si shpërbëhet një makut. Nëse Sulejmanin e madhërishëm e shpërbëu një grua që i pushtoi zemrën, Edi Ramën e shpërbëu makutëria që dhe ajo është një grua që ja rrëmbeu të tëra.