E Diel, 1 Nëntor 2026

5 cm borë në veri, ngrica në disa akse rrugore

Pavarsisht rreshjeve të mëdha të dëborës dhe temperaturave të ulta, rrugët nacionale janë të hapura. Konfirmimi vjen nga zyra qendrore e emergjencave civile, pranë Ministrisë së Brendshme. Raportohet se mëngjesin e sotëm ka patur ngrica në aksest Kukës - Qafë Mali, Qafë Plloç – Korçë, Tropojë – Qafë Morinë dhe në Qafë Thanë- Elbasan. Dëbora në zonat e thella malore ka arritur deri në 5 cm, duke mos krijuar asnjë problem në qarkullimin e mjeteve dhe banorëve. Rrugët nacionale janë të hapura, por në qytet dhe në zonat e larta malore vazhdon të ketë reshje të dëborës. Drejtues të Emergjencave Civile deklarojnë se nuk bëhet fjalë për komuna dhe zona të bllokuara. Sinoptikanët parashikojnë që moti me rreshje dëbore dhe shiu do të vazhdojë gjatë fundjavës dhe kjo situatë do të shoqërohet me ulje të vazhdueshme të temperaturave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›