Tërhiqet Tiger Woods
Tiger Woods ka vendosur të tërhiqet nga golfi për një kohë të pacaktuar duke pranuar se e ka tradhëtuar gruan e tij. Vendimi është bërë publik nga vetë sportisiti në adresën e tij zyrtare në internet pas shkrimve të shumta në media për lidhjet e tij jashtëmartesore. Woods, 33 vjeç, i ka kërkuar falje gruas dhe të gjithë persona që ka lënduar me sjelljen e tij. Tiger Woods i cili ka 2 fëmijë me ish-modelen suedeze Elin Nordegren është i pari sportist që kaloi shifrën e 1 miliardë dollarë të fituar. Kohët e fundit yllit të golfit i janë larguar një pjesë e sponsorëve që janë baza e pasurisë së tij.