E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 dështakët e Botërorit

Trajnerët më i dështuar nga 5-shja e famshme është Rajmond Domenek që me Francën tij nuk arriti të kalojë as fazën e grupeve. Numrin dy të dështimeve e zë tekniku italian Marçelo Lipi që triumfoi me "axurrët"në vitin 2006 në Botërorin e Gjermanisë.

Listës së dështimeve nuk mund t’i shpëtonte edhe tekniku i "Seleçaos" Karlos Dunga që shihej si favorit kryesor për të dalë fitimtar me djemtë e tij. I dështuar është cilësur edhe tajneri i Paraguait ,Gerardo Martino, që nuk e përfundoi ashtu siç e nisi Botërorin afrikan duke u larguar në mes të rrugës nga Spanja.

Një dështim i ëmbël ka qënë edhe për "mbretin" e futbollit Argjentinas, Diego Armando Maradona, që nuk arriti një vend në finale siç pretendonte në fillim të edicionit më të madh futbollistik në planet.

5 dështakët e Botërorit nuk do të drejtojnë më kombëtaret e tyre,pasi janë përcaktuar edhe zëvendësuesit e tyre në ekipet kombëtare respektive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›