Barça-Guardiola, edhe një vit bashkë
“Josep Guardiola do të zgjasë të mërkurën kontratën e tij me FC Barcelonën”, thuhet midis të tjerash në deklaratën e klubit katalanas. Kontrata e Pep Guardiolës, 39 vjeç, i cili drejtoi Barçën në fitoren e Ligës së Kampionëve në 2009-ën dhe të kampionatit spanjoll në 2009-ën dhe 2010-ën, skadonte në 30 qershor.
Sipas të përditshmes sportive katalanase “El Mundo Deportivo”, Guardiola do të nënshkruajë zgjatjen e kontratws pas “shumë ditësh diskutime dhe negociata të vështira me zëvendëspresidentin e klubit”.
Sipas të përditshmes sportive katalanase “El Mundo Deportivo”, Guardiola do të nënshkruajë zgjatjen e kontratws pas “shumë ditësh diskutime dhe negociata të vështira me zëvendëspresidentin e klubit”.