E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça, Jovetiç nëse s’vjen Fabregasi

Lajmin e bën të ditur sot e përditshmja sportive katalanase “El Mundo Deportivo”, sipas së cilës talenti malazez i Fiorentinës është alternativa ideale për mesfushën katalanase, nëse operacioni për çesk Fabregasin nuk përfundon me sukses.

Prej kohësh 23-vjeçari spanjoll është shndërruar në synimin kryesor të kampionëve të Spanjës. Por shakaja që Pike’ dhe Pujol i bënë mesfushorit gjatë festimeve të kombëtares spanjolle me rastin e fitimit të kampionatit botëror (i veshën me zor fanellën e Barcelonës), nuk ka lënë shije të mirë në Londër, duke ndërlikuar akoma më tepër çështjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›