E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 kontrollorë në Rinas akuzohen për trafik

Aeroporti i Rinasit

Pesë kontrollorë në aeroportin kombëtar Nënë Tereza në Rinas do të hetohen për favorizim e trafikut të klandestinëve.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrin e Brendshme pas një hetimi dy mujor ka vërejtur se këta persona kanë lejuar që persona të ndryshëm me shtetësi kosovare të kalojnë kufirin me viza false.

Bëhet fjalë për mbi 10 raste ku personat me vizë false pasi kanë kaluar pikën kufitare në Shqipëri janë kthyer nga vende të Shengenit pasi janë pikasur se po udhëtonin me vizë false. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›