E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës nis hetimet për civilët e armatosur në veri

Logo e Forcave të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur një hetim lidhur me pamjet e transmetuara në media audio vizive të disa shqiptarëve të armatosur në Mitrovicë. Mbledhjen provave, për të hapur hetimet zyrtare të policisë ndaj civilëve të armatosur, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Shumë media elektronike shqiptare kanë publikuar pamje ku disa civilë shfaqen të armatosur.

Gjithashtu policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in dhe njësinë speciale antiterroriste janë duke mbledhur prova dhe hetuar rastin e vrasjes së Selver Haradinajt në veri të Mitrovicës.  Detajet e hetimeve mbi sulmin terrorist në vrasjen e Selver Haradinajt, në veri të Mitrovicës, nuk mund  ti bëjmë publike, për arsye të rëndësisë së këtyre hetimeve,  ka thënë Hoti. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›