Dëmtohet linja 110 kv, pa energji Bulqiza e Peshkopia
Një dëmtim i linjës 110 kv Burrel- Suç- Bulqizë ka lënë pa energji disa zona.
Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST) njofton se dëmtimi ka lënë pa energji elektrike qyetin e Bulqizës, Suçin, Vojnikun, Shupenzën dhe qytetin e Peshkopisë.
Sipas OST-së dëmtimi i linjës është bërë nga firma e cila është duke punuar në rrugën e Arbrit. Linja ka pësuar dëme në zonën e quajtur Plani i Bardhë. OST njofton se janë marrë të gjitha masat për riparimin sa më shpejt të këtij dëmtimi.