E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torturat e policisë greke, dëshmia e një shqiptari

“Unë kam qenë i mbështjellë me një qese plehrash të zezë që ishte plot me jashtëqitje. Më drejtuan armën, më kërcënuan se do të më vrisnin dhe më pas më rrahën. Më vinin të rrija me njërën këmbë, dhe më pas më rrihnin përsëri

Ky është një fragment nga dëshmia e një shqiptar 35-vjeçar i cili ishte arrestuar disa vite më parë nga ana e policisë qendrore të Athinës dhe ishte torturuar në mënyrë të paparë nga policia.

Abu Graibi i policisë greke e quan To Vima, gazeta e cila ka botuar dëshminë e shqiptarit. Ky është një rast i papublikuar më parë, i denoncuar nga vetë shqiptari, i cili tashëm kërkon nga gjykata dënimin e autorëve të torturave ndaj tij.

Policia greke kishte akuzuar gabimisht shqiptarin 35- vjeçar për plagosje të një kolegu të tyre, duke e torturuar me metodat amerikane në burgjet e Abu Graibit..

Incidenti ka nisur më më 7 dhjetor 2005, ku shqiptari është arrestuar nga forcat e policisë i akuzuar për tregtim narkotikësh. Në të njëjtin aksion është arrestuar edhe një avokat me akuzën për trafik droge, i cili plagosi një efektiv policie, plagosje për të cilën u akuza padrejtësisht shqiptari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›