E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Në maj, gati Plani Urbanistik i Tiranës

Kryetari i Bashkise, Lulzim Basha duke doliur ne Konference

TIRANE- Plani urbanistik i Tiranës do të jetë gati në muajin maj të këtij viti. Ky ishte zotimi i kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i bërë sot gjatë Konferencës së parë Ndërkombëtare Mbi Urbanistikën dhe Arkitekturën, organizuar nga Universiteti Epoka.

Në javët e para të muajit Maj, grupi strategjik do të marrë në dorë për vendimarrje, draftin e detajuar të Planit Rregullues të Tiranës. Kjo do i hapë më pas rrugën, nisjes së konsultimit me publikun, të këtij plani- deklaroi Basha.

Kryebashkiaku theksoi se, metodologjia që u zgjodh ishte ajo e përfshirjes së të gjithë aktorëve të shoqërisë, botës akademike, profesionistëve, grupeve të interesit, natyrisht edhe të vetë qytetarëve, në një proces racional, bazuar në të dhënat aktuale dhe në progresionet shkencore, mbi çfarë presim të shohim në 30 vitet e ardhshme në qytetin tonë.

Basha nënvizoi se ka ardhur koha që energjia e ekspertëve të urbanistikës  dhe arkitekturës, të kanalizohet ashtu siç duhet, që një model i ri qytetërimi ti ofrohet qytetit të Tiranës, ku ndërthuret më e mira e traditës tonë me më të arrirën e modernes dhe bashkëkohores, duke shtuar se, një provë e madhe për këtë ishte Konkursi Ndërkombëtar për Bulevardin e Ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, një projekt që prek një të pestën, pra 20 % të territorit të Tiranës dhe po kështu edhe territore nga komunat përreth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›