Ministri Hysenipërsërit kërkesënpër njohje
NEW YORK- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni është takuar me ambasadorët e Ligës së Shteteve Arabe dhe Organizatës së Konferencës Islamike, ndërsa ka ripërsëritur thirrjen për njohje pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ministri Hyseni ka takuar ambasadorin Yahya A. Mahmassani të Ligës së Shteteve Arabe dhe Ambasadorin Ufuk Gokcen të Organizatës së Konferencës Islamike, me të cilët ka biseduar në lidhje me mendimin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe njohjet.
Përveç takimeve, ministri Hyseni u ka drejtuar letra Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeleddin Ýhsanoðlu, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe, Amr Moussa.
Në këto letra, ministri ka shkruar midis tjerash se, pas rikonfirmimit të së drejtës së Kosovës për pavarësi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tash është koha kur shtetet duhet të lëvizin në drejtim të njohjes formale. Po ashtu, Ministri u ka kërkuar sekretarëve të përgjithshëm të të dyja këtyre organizatave që të ushtrojnë ndikimin e tyre te shtetet anëtare të organizatave respektive
(e.n/tg/BalkanWeb)