Tibeti, takim mes qeverisë kineze dhe Dalai Lamas
Filluan sot, në Shenzen, në jug të Kinës, bisedimet e para mes anëtarëve të qeverisë kineze Zhu Ueiqun e Sitar dhe të dërguarve të Dalai Lamës Lodi Gyari e Kelsang Gyaltsen, përfaqësuesit e çështjes tibetiane.
Në një intervistë të dhënë për japonezët gjatë një vizite në Tokio, presidenti kinez Hu Jintao deklaroi se kishte besim se 'përmes sforcimeve', takimet 'mund të sjellin rezultate të dëshiruara për të dyja palët'. Dalai Lama udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, kërkon që Tibeti të ketë njëfarë autonomie. Ndërsa Pekini e akuzon se ai nuk është i sinqertë pasi në të vërtetë ia ka vënë syrin pavarësisë.
Sipas burimeve tibetiane në revoltat antikineze që u zhvilluan 10 marsin e shkuar humbën jetën 200 persona dhe pati 5000 individë që u arrestuan. Ndërsa kinezët nga ana tjetër deklarojnë se viktimat ishin vetëm 22 dhe për sa i përket arrestimeve nuk japin asnjë informacion rreth ndonjë shifre.