E Diel, 1 Nëntor 2026

CIA: Shqipëria e fundit në Ballkan, për zhvillimin ekonomik

 

Raporti i Shërbimit Inteligjent Amerikan CIA e rendit Shqipërinë pas gjithë fqinjëve të saj në Ballkan, nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik. CIA ka deklaruar në raport se Shqipëria është një vend i prapambetur, pasi vazhdon të ketë ende fenomene të tilla shqetësuese si thellimi i defiçitit buxhetor dhe tregtar. Për vitin 2007 të ardhurat në buxhetin e shtetit kapën shifrën e 2.7 miliardë dollarë, kurse shpenzimet janë më të shumta se të ardhurat, kapin shifrën e 3.1 miliardë dollarëve duke shënuar një deficit buxhetor prej 400 milionë dollarë në vit.

Sipas raportit të CIA-s eksportet, 962 milionë dollarë, janë më të pakta se importet, 3,42 miliardë dollarë. Shqipëria mbahet nga të ardhurat nga jashtë, thuhet në raport, të cilat kapin shifrën e 600-800 milionë dollarë dhe vijnë kryesisht nga emigrantët nga Italia dhe Greqia. Mungesa e energjisë dhe të infrastrukturës e bëjnë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja. 'Qeveria-thotë raporti- po lëviz shumë ngadalë për të përmirësuar rrugët kombëtare dhe rrjetin hekurudhor, një barrierë shumë e madhe për një rritje të qëndrueshme ekonomike'.

Por në këtë raport theksohen edhe gjëra pozitive, siç është mbajtja e një norme të ulët të inflacionit dhe zhvillimi makroekonomik ka qenë i fortë gjatë viteve 2003-2007. Megjithatë problem ndërkombëtar për Shqipërinë shkruhet në raport është se ky vend vazhdon të mbetet një vend tranzit për gjithë drogat që vijnë nga Azia Juglindore si opium, hashash, kanabis, por edhe kokaina që vjen nga Amerika Jugore. Dhe organizatat shqiptare të trafikimit, të drogës, të pastrimit të parave, apo trafikut të armëve janë përhapur në të gjithë Evropën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›