Babai i divorcuar hedh veten në erë me dinamit
SARANDË- Ai ishte i divorcuar, babai i një fëmije. I ka dhënë fund jetës së tij mbrëmë vonë me anë të dinamitit. Kjo është tragjedia e Nasip Alikaj, 26-vjeçarit nga Berdeneshi i Sarandës, që i dha fund jetës duke u vetëvrarë në kushte depresive. Ai jetonte me prindërit dhe pasi ishte kthyer nga kullota, (bente bariun), është futur në dhomën e tij. Më pas prindërit, të cilët kanë qenë duke mjelë bagëtitë kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë vrapuar brenda shtëpisë ku kanë gjetur trupin e Nasipit të copëtuar. Përveç kësaj në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një bidon me raki, një shkrepëse dhe një copë fitil dinamiti. Mendohet se ai kishte pirë para se të bënte aktin e vetëvrasjes.
Të shokuar prindërit kanë treguar se ai para tre ditësh i kishte paralajmëruar se do t'i jepte fund jetës. Nasipi kishte thënë se ose do të mbytej, ose do të helmohej.
Megjithatë pas vetëshpërthimit trupi i tij është shoqëruar në spitalin e Sarandës dhe sipas ekspertizës mjeko-ligjore ai është vetëvrarë me dinamit.