E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreret e shtetit homazhe ne nderim te arkitektit Enver Faja

Kryeministri Berisha paraditen e djeshme ka zhvilluar homazhe dhe ka ngushelluar familjaret e arkitektit Enver Fajai cili u nda nga jeta disa dite me pare ne nje spital te Strasburgut pas nje semundjeje te gjate. Kryeministri Berisha pasi i shprehu ngushellimet familjes se arkitektit Faja theksoi se qyteti i Tiranes dhe mbare bota intelektuale ka humbur nje njeri te madh. Enver Faja jetoi nje jete perkushtimi te madh familjes se tij Tiranes qe aq shume e deshi dhe misheroi vlerat e saj. Enver Faja ka lene prapa vepra te shkelqyera qe e perfaqesojne ate me dinjitet te madh ne memorien e miqve dhe qytetareve te Tiranes - ka theksuar Kryeministri Berisha. Nderkohe homazhe dhe ngushellime per respekt te figures se arkitektit kane bere edhe figurat e tjera me te larta te shtetit si Presidenti Bamir Topi Kryeparlamentarja Topalli kryebashkiaku Basha si dhe personalite te larta te politikes shqiptare. Ne nje prononcim per mediet kreu i shtetit Bamir Topi theksoi se vepra e arkitektit Faja i kaloi permasat e nje qyteti pasi i sherbeu gjithe Shqiperise. Sot i japim lamtumiren arkitektit te shquar Enver Faja. Ai u lind dhe u rrit ne Tirane por vepra e tij i kaloi permasat e nje qyteti pasi i sherbeu gjithe Shqiperise. Veprat e tij jane kudo por vepra e tij me e madhe eshte ndertimi i raporteve njerezore me koleget me miqte e tij dhe studentet e tij. I paharruar qofte kujtimi i tij - ka theksuar kreu i shtetit. Arkitekti Enver Faja nderroi jete ne moshen 77-vjecare pas nje semundje te rende. Ai njihet si nje bashkeprojektues ne disa vepra te medha si Galeria e Arteve Qyteti Studenti dhe Muzeu Historik Kombetar. Gjate karrieres se tij ai ka qene i njohur edhe ne fushen e diplomacise ku per shtate vjet ka drejtuar Ambasaden Shqiptare ne Poloni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›