5 qeveri që “meritojnë” dështimin
20/04/2009 Një numër liderësh e kanë litarin tek fyti sot. Nuk është domosdoshmërish gjë e keqe
1. GJEORGJIA
Udhëheqësi: Mikhail Saakashvilli
Përse duhet të ikë: Paaftësi në ekonomi dhe politikën e jashtme. Rusia mund të ketë nisur luftën dhe ekonomia globale mund të jetë në telashe, por politikat e Saakashvilit nuk kanë ndihmuar.
Historia: Gjeorgjia ka shkarkuar çdonjërin prej liderëve të vet që kur fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Saakashvili, i cili erdhi në pushtet në 2003-in përmes “Revolucionit të Trëndafiltë” dhe fitoi zgjedhjet e hapura në janar 2008 mund të ketë radhën. Ekonomia gjeorgjiane u rrit me shpejtësi mes viteve 2004 dhe 2007, në periudhën ndërmjet konfliktit politik në vend dhe fillimit të krizës ekonomike globale. Por pjesa më e madhe e pasurisë së Gjeorgjisë mbështetej në investimet e huaja direkte, që kanë rënë shumë. Lufta e gushtit 2008 nuk ndihmoi aspak. Ajo shkatërroi marrëdhëniet gjithsesi të tensionuara me një prej partnerëve tregtarë më të mëdhenj të Gjeorgjisë dhe uli me më shumë se 50% investimet e huaja. Kjo e bëri vendin edhe më të ekspozuar ndaj rënies ekonomike globale sepse Gjeorgjia kërkon më shumë se 4 miliardë dollarë mbështetje nga qeveritë e huaja për të qëndruar “mbi ujë”. Vetë Saakashvili e ka quajtur situatën aktuale një “luftë madhore për ekzistencë”.
Reagimi i Saakashvilit ndaj krizës më të fundit, protestat me 20 mijë persona që kanë bllokuar Tbilisin për një javë, ka qenë drejtimi i gishtit për nga Kremlini. Por, edhe nëse Rusia po financon protestuesit, Saakashvili duhet të fokusohet tek problemet kryesore: korrupsioni, mungesa e llogaridhënies dhe persekutimet e motivuara politikisht që kanë shënjestruar disa prej kundërshtarëve të Saakashvilit.
Shpëtimi i tij? Kandidatët e opozitës nuk duken më të mirë.
2. TAJLANDA
Udhëheqësi: Kryeministri Abhisit Vejjajiva
Përse duhet të ikë: Bën politikë në një kohë që duhet të qeverisë. Ndihma për të varfrit gjatë krizës duhet të jetë prioritet më i madh se sa “gërricja” me rivalët.
Historia: Tailanda ka qenë mes trazirash politike që nga 2006, kur një grusht ushtarak rrëzoi Kryeministrin e atëhershëm, Thaksin Shinawatra. Që atëherë, Thaksin, një biznesmen i pasur me tendenca të forta populiste ka vazhduar të lëshojë mesazhe të fuqishme politike në drejtim të mbështetësve të tij. Gjatë muajit të fundit, 100 000 protestues “këmishëkuqtë” që mbështesin Thaksinin janë grumbulluar kundër Abhisit dhe kanë bllokuar në mënyrë periodike Bangkokun. Këtë muaj, protestuesit detyruan Qeverinë që të anulojë në samit të liderëve të bllokut të tregtisë ASEAN si dhe provokuan një përgjigje ushtarake që shkaktoi dy të vdekur. Sipas gjithë gjasave, politikat ekonomike keinesiane të Thaksinit do të ishin më të dobishme për Tailandën se sa ato të Abhisit. Por pavarësisht se kush e merr pushtetin, një gjë është e sigurt: Lufta e tyre e përhershme i ka bërë shumë dëm vendit. Një ekonomist i bankës aziatike për zhvillim ka thënë se trazirat politike mund të shkaktojnë një kontraktim me 5% të ekonomisë, nga 2% që ishte parashikuar. Nëse asnjëri prej të tyre nuk merr kontrollin dhe sigurojë paqe, të paktën duhet të gjejnë një mënyrë për të mbrojtur ekonominë tajlandeze në vend që të dëmtojnë investimet e huaja direkte, turizmin dhe asistencën.
3. NEPAL
Udhëheqësi: Kryeministri Pushpa Kamal Dahal, i njohur si Prachanda
Përse duhet të ikë: Nuk ka arritur të sjellë stabilizim politik ose ekonomik
Historia: Gjatë 3 viteve të fundit, rojalistët dhe maoistët në Nepal janë angazhuar në një proces paqeje, në vijim të rrëzimit të monarkisë 240-vjeçare të vendit pas një lufte guerilase të gjatë dhe të përgjakshme. Me një qeveri koalicioni dhe politika të reja populiste, vendi është përballur me një sfidë shumë të vështirë pajtimi politik. Pjesa më e vështirë ka qenë integrimi i 23 000 luftëtarëve maoistë në ushtri, dikur krahu i fuqishëm i pushtetit mbretëror si dhe krijimi i një organizmi legjislativ.
Dy palët rivale e kanë patur shumë të vështirë të punojnë së bashku. Rojalistët e mbetur kanë kundërshtuar shumë prej propozimeve populistë të liderit maoist të qeverisë së koalicionit, Prachanda. Dhe duke u zhvendosur në qendër si dhe duke bërë ndryshime politike të nevojshme, Prachanda Riskon të largojë mbështetësit e tij. Për shembull, një rregull se si duhet të përfaqësohen përpjesëtimisht në Parlament minoritetet ka shkaktuar një seri trazirash me bazë etnike. Protestuesit e të majtës ekstreme kanë nisur të shfaqen në zonat e fshatrave duke rrezikuar procesin e brishtë politik.
4. RUSIA
Udhëheqësi: Kryeministri Vladimir Putin
Përse duhet të ikë: Pavarësisht popullaritetit, ai duhet fajësuar se nuk arriti të dekretojë politika ekonomike që do të kishin ndihmuar Rusinë të kalojë krizën financiare. Dhe ai nuk po ndihmon as tani.
Historia: Rusia përfitoi shumë nga rritja globale e çmimeve të stoqeve dhe mallrave gjatë kohës së presidencës së Putinit. Në periudhën 2000-2007, GDP-ja u rrit më shumë se trefish. Putini u bë shumë popullor, duke miratuar disa reforma sociale si dhe ngritur një fond për kohë të vështira. Ai përdori gjithashtu kohërat e mira ekonomike për të konsoliduar pasurinë në duart e një grupi të vogël të elitës ruse. Dhe rritja ekonomike justifikoi kontrollin autoritar të Putinit mbi vendin si dhe ndëshkimin e kundërshtarëve. Por, që kur Putini solli Medvedevin në presidencë në vitin 2008, gjendja politike dhe ekonomike është dukur shumë më e zymtë. Putini e përdori periudhën e rritjes për të fuqizuar kompanitë ruse të naftës e gazit e duke i ngritur në një staturë shumë të rëndësishme, duke e quajtur konglomeratin Gazprom “një prej kolonave mbajtëse të rritjes sonë ekonomike” në 2004-n. Por ai nuk nxiti diversifikimin e bazës së pasurisë së Rusisë. Çmimet e mallrave varen nga kërkesa globale, e cila ka rënë shumë gjatë Recesionit të Madh duke e lënë me nevojë për oksigjen ekonominë ruse.
Në të vërtetë, vendi është goditur fort. Çmimet e aksioneve kanë rënë me më shumë se 50% dhe sasia e borxheve të papaguar ka arritur në stratosferë. Papunësia është rritur. Rritja ekonomike pati probleme në 2008-n dhe ekonomia do të kontraktohet në 2009-n. Rubla është në telashe. Megjithatë, Putini nuk pranon faj dhe ka ruajtur një farë kontrolli, ndonëse kriza ka bërë që kontrolli i tij të jetë shumë më i dobët.
5. GERMANI
Udhëheqësi: Kancelarja Angela Merkel
Përse duhet të ikë: Sepse ka kundërshtuar politikat e shteteve të tjera nën petkun e përgjegjshmërisë ekonomike.
Historia: Përgjatë pjesës më të madhe të viteve 2000, ekonomia gjermane e bazuar tek eksportet eci mirë. Por me kërkesën globale të dobët, ngadalësimi në tregun industrial si dhe problemet në sektorin bankar, Gjermania u zhyt në Recesionin e Madh. Ekonomia e saj pritet të kontraktohet me 5% këtë vit. Administrata e Merkelit, sidomos vetë Merkeli, ka qeverisur në mënyrë konservatore dhe të matur në çështjet e brendshme. Në politikën e jashtme, ka qenë një performancë e përzierë. Qeveria e saj ka treguar me gisht dhe kritikat, politikat ekonomike të shteteve të tjerë, duke shkaktuar një reagim armiqësor nga liderët e SHBA-së, Britanisë, Francës dhe Japonisë, veç të tjerëve. Në shtator, ministri i Financave Peer Steinbrueck akuzoi Shtetet e Bashkuara se precipituan krizën “duke e përhapur në gjithë botën si një njollë nafte”. Merkel reagoi ndaj paketave stimuluese të SHBA-së dhe Britanisë duke thonë se nuk do të hynte në një “garë të pakuptimtë” për të shpenzuar, ndonëse në fund iu desh të paraqesë një paketë keinesiane 50 miliardë euroshe.
Në një intervistë për “The New York Times”, Merkel shpjegoi hezitimin e Gjermanisë për paketa stimuluese si pasojë e faktit që popullsia e saj po bëhet më e madhe në moshë. Reagimi ndeshi në një habi të komunitetit ndërkombëtar; Gjermania mundet që thjeshtë të pranojë më shumë imigrantë, ashtu si bën SHBA-ja. Në fund, Merkeli ka qenë një federaliste në një kohë që bota ka nevojë për internacionalistë.