E Diel, 1 Nëntor 2026

5 të vdekur pas një aterrimi të detyruar në Siberi

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 18:00

Pesë persona kanë vdekur dhe katër janë lënduar rëndë, pasi që një aeroplan rus u përplas gjatë një aterrimi të detyruar, në një lum në Siberi.

Komiteti rus për Hetime tha se 33 njerëz ishin në bord të aeroplanit, kur ai u përpoq të ateronte në lumin Ob, 2500 kilometra në veri-lindje të Moskës.

Aeroplani raportohet se tentoi të bënte ulje të detyruar, për shkak të zjarrit në njërin nga motorët e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›