E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panetta akuzon Iranin

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 17:00

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, shprehu shqetësimin e SHBA-së lidhur me Iranin, për të cilin tha se po furnizon kryengritësit militantë në Irak.

"Jemi shumë të shqetësuar në lidhje me Iranin dhe armët që ai po siguron për ekstremistët në Irak. Dhe ne po shohim rezultatet e kësaj. Në muajin qershor kemi humbur shumë amerikanë si rezultat i këtyre sulmeve. Ne nuk mund të qëndrojmë dhe të lejojmë që kjo të vazhdojë të ndodhë", tha Panetta.

Ai i bëri këto komente në Irak, ku po qëndron për vizitë zyrtare për herë të parë si sekretar i mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›