5 të vrarë gjatë një pengmarrje në Gjermani

Në Karlsruhe, në Gjermaninë veriperëndimore,një person ka hapur zjarr, pasi që mori peng disa persona, me ç’rast autoritetet gjermane njoftuan se pesë persona janë vrarë, në mesin e tyre edhe pengmarrësi.
"Hapja e zjarrit ndodhi kur përmbaruesit u përpoqën që të largonin nga apartamenti banorët të cilët nuk kishin paguar qiranë”, tha një zyrtar i policisë.
Ende mbeten të paqarta rrethanat e tjera mbi të cilat është zhvilluar ngjarja e rëndë.