E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm i ri në Irak, 8 të vrarë

Policia e Irakut njoftoi se nga shpërthimi i një makine-bombë në një treg në qytetin jugor, Zubadijah, janë vrarë tetë persona dhe plagosur më se 20 të tjerë.

Ky shpërthim ndodhi vetëm një ditë pas një vargu të shpërthimeve në mbarë Irakun, nga të cilat u vranë së paku 40 persona dhe u plagosën afro 100 të tjerë.

Zyrtarët thanë se shpërthimi më vdekjeprurës ndodhi në qytetin jugor Divanija, ku u vranë së paku 25 persona dhe afro 50 të tjerë u plagosën.

Dhuna në Irak kishte shënuar rënie dramatike, pasi e kishte arritur kulmin në vitet 2006-2007, por sulmet ende mbeten të pranishme në gjithë Irakun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›