E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, demostruesit përleshen me policinë për rusishten

Ukrainë- Policia e Ukrainës ka lëshuar gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues të zemëruar lidhur me një ligj të ri që forcon statusin e gjuhës ruse në vend.
 

Përleshjet shpërthyen jashtë një ndërtese ku presidenti Viktor Yanukovych kishte planifikuar të mbante një fjalim. Ligji i ri i hartuar nga Partia e zotit Yanukovych u miratua nga parlamenti ditën e martë pa një debat mbi ndryshimet e shumta.Kjo u pasua me një kërkesë nga kryetari Volodimir Lytvyn për tu dorëhequr. Po ashtu zëvëndësi i zotit Lytvyn, Mykola Tomenko paraqiti dorëheqjen e tij.
 

Votimi i dytë u zhvillua të martën pavarësisht nga përleshjet e raundit të parë në parlament ndërmjet partisë në pushtet dhe deputetëve të opozitës. Ligji i jep rusishtes, gjuha amtare e shumicës së njerëzve në Lindje dhe Jug të Ukrianës, statusin e gjuhës rajonale.
 

Kritikët kanë frikë se kjo do të cënojë sovranitetin e Ukrainës dhe do ta kthejë vendin nën ndikimin e Moskës. Ndërsa gjuha ukrainase do të mbetet gjuha zyrtare e vendit rusishtja mund të përdoret në gjykata, spitale, shkolla dhe institucione të tjera rusisht-folëse në rajone të vendit.

Ndërkohë zoti Yanukovych vendosi të shtyjë fjalimin e tij pasi përleshjet vazhduan, ai i ftoi liderët e parlamentit dhe krerët e fraksioneve parlamentare për të diskutuar dorëheqjet.
 

Korrespondentët thonë se rreth 100 aktivistë të opozitës morën pjesë në demostratën e së mërkurës. Ligji i ri de fakto i jep gjuhës ruse statusin e gjuhës zyrtare në shumicën e Ukrainës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›