E Diel, 1 Nëntor 2026

5-vjetori i ndarjes nga jeta nderohet figura e Gramoz Pashkos 1 2 3 4 5 3 vota

Pesë vjet nga ndarja e parakohshme nga jeta, familjarë, miq, kolegë e ish-studentë kanë nderuar në një homazh Gramoz Pashkon. Në një mbrëmje përkujtimore nuk kanë munguar të gjithë ata që e kanë njohur këtë figurë të shkencës së ekonomisë dhe demokracisë shqiptare.

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 20 korrik 2011 ) Lexo të plotë ...   Mbetjet urbane, Berisha përuron landfillin e Bushatit 1 2 3 4 5 (5 vota) e mërkurë , 20 korrik 2011 Ndërkohë që paraditen e sotme kryeministri Sali Berisha ka qenë në Komunën Bushat të Shkodrës ku përuroi përfundimin e landfilldit të madh që do të grumbullojë mbetjet urbane të komunave e bashkive të qarqeve Shkodër e Lezhë. Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë përurimit të kësaj vepre infrastrukturore se shëndeti i fëmijëve dhe mbrojtja e mjedisit janë përparësi të qeverisjes.

Lexo të plotë ...   Letër Ashtonit, Rama: Opozita do të jetë bashkëpunuese 1 2 3 4 5 (6 vota) e mërkurë , 20 korrik 2011 Qëndrimet e tij pas deklarimeve të Brukselit, kryetari i opozitës Edi Rama i ka bërë të ditura këtë herë, jo përmes një reagimi publik, por një letre që ai i ka dërguar përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton dhe komisionerit Stefan Fule.

Lexo të plotë ...   Opozita në tryezë, PS: Duam garanci nga ndërkombëtarët 1 2 3 4 5 (3 vota) e mërkurë , 20 korrik 2011 Forca kryesore e opozitës do të jetë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore, por duke kërkuar garancinë e partnerëve ndërkombëtarë që procesi do të jetë demokratik. Këtë qëndrim shpreh deputeti socialist Ditmir Bushati pas thirrjes së zyrtarëve të Brukselit për bashkëpunim mes palëve për reformat. Ai thotë se opozita do të jetë në shtator në  parlament dhe do të japë kontributin  e saj për të garantuar që do të ketë rezultate konkrete për reformat.

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 20 korrik 2011 ) Lexo të plotë ...   Kërkimet për Bleonën, Babai: Të kota, nuk ka rënë në mina 1 2 3 4 5 (3 vota) e mërkurë , 20 korrik 2011 Familiaret e  vogëlushes së zhdukur Bleona Mata nuk kanë shpresë në kërkimet e reja të nisura nga policia. I ati  e quan të kotë këtë operacion dhe  mohon që vajza të ketë shkuar në zonat kufitare me Kosovën. Ndërsa e ëma vazhdon të këmbëngulë në marrjen në pyetje të 5 vajzave që shoqëruan të bijën para se të zhdukej.
  LSI ftesë për dialog, Ngjela: Opozita demostrata masive 1 2 3 4 5 (3 vota) e mërkurë , 20 korrik 2011 "Sfida e madhe e realizimit të reformave të rëndësishme duke filluar nga reforma zgjedhore është sfidë për gjithë klasën politike të vendit. Padyshim e barasvlershme si sfidë edhe për vetë opozitën, në mënyrë të veçantë për Partinë Socialiste e cila nuk mund të vazhdojë mbahet jashtë institucioneve dhe jashtë kontributeve të rëndësishme që duhet të japë. Lëvizja Socialiste për Integrim edhe një herë apelon që drejtuesit e Partisë Socialiste të lënë mënjanë interesat e tyre dhe të bashkohen me interesat evropiane të vendit"-tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

Lexo të plotë ...   Kundërshtarët e regjistrimit, Berisha: Po përdhosin karriget e shtetit 1 2 3 4 5 (4 vota) e mërkurë , 20 korrik 2011 Shefi i qeverisë, Sali Berisha tregohet i ashpër me zërat kundër regjistrimit të popullsisë duke i cilësuar qëndrimet e “Aleancës Kuq e Zi” si një defiçencë kontinentale të identitetit.

Lexo të plotë ...   Thirrja e OSBE-së: Kapërceni ngërçin. Nisni reformën 1 2 3 4 5 (3 vota) e mërkurë , 20 korrik 2011 Në pritje të notës së ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit, nga kryesia e OSBE-së vijnë thirjje për kapërcimin krize dhe nisjen e dialogu në politikën shqiptare. Kryetari i rradhës i kësaj organizate, Ministri i Jashtëm Lituanez Audronius Azubalis, në deklaratë për mediat, shprehet se ka ardhur momenti që palët në Tiranë të kapërcejnë mosbesmin dhe të vazhdojnë me reformën zgjedhore.
Lexo të plotë ...   Shpërthen makina. Policia: Ishte bombë molotov 1 2 3 4 5 (1 votë) e mërkurë , 20 korrik 2011 Një makinë shpërtheu në orët e para të mëngjesit të se merkures në rrugën “Riza Cerova” në Tiranë duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Sipas policies, makinës, në pronësi të Shpëtim Cicikut, 30- vjec i është vënë bombë molotov nga persona ende të paidentifikuar.
Lexo të plotë ...   Zjarr tek ish- Poligrafiku. Në flakë fabrika e plastmasit 1 2 3 4 5 (1 votë) e mërkurë , 20 korrik 2011 Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në zonën e ish-Poligrafikut, në kryeqytet. Shtëllunga të mëdha tymi kanë përfshirë zonën, ndërsa nga flakët është djegur plotësisht një fabrikë e prodhimit të plastmasit, pronë private në ish-kompleksin industrial shtetëror.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 20 korrik 2011 ) Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›