Kujdes me tekstet Berisha apel per sezonin e ri arsimor

Universitetet duhet të kenë tekste më cilësore dhe kjo do të fillojë të zbatohet duke filluar që nga viti i ardhshëm akademik. Ky ka qenë mesazhi i kryeministrit Berisha drejtuar rektorëve, pedagogëve të universiteteve publike dhe private. Kreu i qeverisë tha se duhet të ketë tekste të reja, të përkthyera nga autorët më në zë, pasi kjo do të rrisë standartet e mësimdhënies, por edhe nivelin e studentëve shqiptarë duke vendosur shenjën e barazimit më studentët e universiteteve europiane.
“Asgjë më të rëndësishme për studentët shqiptarë se sa tekstet e tyre nuk ka. Viti akademik që vjen do të ketë zërin e veçantë të përkthimit të teksteve më të mira të kohës. Buxheti i shtetit duhet të parashikojë fonde në mënyrë që në universitete të ndërmerret një kapitull i ri”- tha Berisha.
Por sfidat për arsimin e lartë tha kryeministri Berisha, do të kenë në fokus gjithmonë cilësinë dhe standartet që duhet të ofrojnë universitetet. Gara për një cilësi sa më të mirë si për publikët dhe për privatët do të jetë e vështirë.
“Vendi, shoqëra, zhvillimi, përcaktohen nga aftësitë tonë për t’u angazhuar, për të fituar garën e cilësisë”- tha Berisha.
Këto deklarata kryeministri Berisha i bëri gjatë nënshkrimit të marreveshjes mes Shqipërisë dhe qeverisë italiane për krijimin e një qëndre shërbimesh dhe rrjeti telematik për universitetet, duke synuar informatizimin e të gjitha të dhënave që disponojnë këto institucione.
Donacioni i qeverisë italiane kap shifrën e 4 milonë eurove. Projekti do të zgjasë tre vjet.