E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes zhduket 14- vjecarja. Nje jave kerkime pa shprese

Një 14- vjeçare nga fshati Lusën i komunës Ujmisht të Kukësit prej 6 ditësh rezulton e humbur dhe familjarët e saj ende nuk kanë asnjë informacion për vendodhjen e Adelina Lashit. 14- vjeçarja është larguar nga banesa mesnatën e së dielës pasi ka shkruar një letër ku bënte të ditur se kishte pirë lëndë helmuese dhe kishte shkuar në bjeshkën e fshatit.

Sapo kanë gjetur letrën familjarët i janë drejtuar vendit ku mendohej se ndodhej vajza kanë njoftuar edhe policinë dhe që prej asaj dite nuk kanë rreshtu kërkimet e përbashkëta.

Sipas drejtorit të Policisë së Qarkut të Kukësit Sadri Ramcaj, 14- vjeçarja është shpallur person në kërkim dhe se po bashkëpunohet me të gjitha komisariatet e vendit për të bërë të mundur marrjen e çdo lloj informacioni që mund të gjurmohet.

Fotografia si dhe të dhënat personale të minorenes janë shpërndarë edhe në të gjitha pikë kalimet kufitare për të penguar daljen e saj jashtë territorit të Shqipërisë.

Flutura Tota    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›