E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Kombetar i PD-se ikin Biberaj Cikuli e Stringa

Partia Demokratike do të largojë të shtunën nga kryesia disa prej figurave kontribuese të saj në vite. Në mbledhjen e këshillit Kombëtar do të riciklohen 27 anatërët e kryesisë blu të cilët sipas statutit duhet të jenë edhe anëtarë të këshillit të dalë nga zgjedhjet në 2009.

Kjo do të thotë se nga strukturën aktuale e kryesisë 6 prej emrave automatikisht përjashtohen. Konkretisht ish-deputeti Aleksandër Biberaj, këshilltari aktual i presidentit të republikës, Maksim Cikuli, Omer Stringa, Mimoza Hasekiu, Margarita Qirko dhe Liri Dibra. Përjashtohet nga lista Besnik Mustafaj. Burime nga selia blu, bëjnë të ditur se zëvëndësuesit do të jenë nga 35-shja e parë e anëtarëve të këshillit të zgjedhur në 2009-n.

Më të favorizuar janë kandidaturat e Gent Strazimirit, Rajmonda Bulkut, Myqerem Tafaj, Genc Pollos, Arben Imamit, Florion Mimës, Jorida Tabaku dhe Keltis Kruja. Lista e kandidaturave do të publikohet të shtunën, kurse emrat e fituesve pritet të mësohen vetëm të dielën.

Do të jetë kyeministri Berisha ai i cili do të do të mbajë fjalën e hapjes në këshill. E ndarë në 2 pjesë, mbledhja e fillimisht do të shërbejë për të bërë analizën e zgjedhjeve të 8 majit dhe rezultateve të arrituar në të.
Ndërsa pasdite, pas diskutimeve,  do të nisë  votimi i fshehtë për të përzgjedhur 27 anëtarët të rinj të kryesisë së partisë më të madhe të maxhorancës.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›