Nje komb nje legjislacion. Spahiu takim me te rinjte nga Kosova
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu zhvilloi një takim me të rinj nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të Parlamentit rinor. Gjate fjales se tij Spahiu tha se duhet të ngrihet standardi për integrimin në Bashkimin Europian ndersa per kete kerkohet motoja nje komb nje legjislacion.
“Është e rëndësishme që shqiptarët të ngrenë disa standarte, standartet e integrimit të BE. Shqipëria dhe Kosova fatkeqësisht po mbeten të fundit në dyert e Europës. Nuk mund të ketë asnjë pengesë politike që të mbajë vullnetin dhe urinë e shqiptarëve për të qenë pjesë e BE. Shqiptarët duhet me çdo kusht të unifikojnë sistemet, sistemin arsimor, të unifikojnë rregullat dhe modelet nëpërmjet unifikimit të legjislacionit, nën parimin një komb, një legjislacion”- tha Spahiu.
Një ditë më parë të rinjtë zhvilluan takim me presidentin Topi. Kreu i shtetit i inkurajoi ata të ndërgjegjësohen për vlerat që ka Bashkimi Europian por dhe për kriteret që ai kërkon.
Jul Kasapi